LSDM kundër zgjedhjeve të parakohëshme, Kuzeska: Prioritet, menaxhimi i krizës dhe integrimi

02.01.2023 16:18

Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare....

Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare nuk janë opsion për Lidhjen Social-demokrate të Maqedonisë. Përballja me pasojat e krizës dhe avancimi në procesin eurointegrues janë prioritete të qeverisë edhe gjatë këtij viti kalendarik.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në afatin e rregullt, në vitin 2024, janë të prerë në partinë e kryeministrit Kovaçevski.     

“LSDM është parti e cila për momentin është plotësisht e përqëndruar në menaxhimin e pasojave nga kriza dhe gjithsesi është e unifikuar rreth konceptit që siguron të ardhme evropiane të shtetit. Çështja rreth zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare është absolvuar. Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2024 dhe fituese në ato zgjedhje do të jetë pikërisht LSDM, mbi pengjet e Dimitar Apasievit.” – tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

Kuzeska hodhi poshtë spekulimet rreth një koalicioni të mundshëm LSDM-VMRO-DPMNE për të çuar në opozitë BDI-në. Spekulimet, por edhe qëndrimet individuale të ndonjë anëtari të LSDM-së nuk përfaqësojnë qëndrimin e partisë, sqaron Kuzeska.

Nga ana tjetër, VMRO DPMNE insiston në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. Madje, kreu i kësaj partie, Hristijan Mickovski, pak ditë më pare, deklaroi se ka shumicë parlamentare që mund të votojë për vetëshpërndarje të Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.

Sipas tij zgjedhjet e parakohëshme parlamentare mund të mbahen më 14 dhe 21 maj. (Shpëtim Nuredini, TVM2)