Maqedoni
Parashikimi i motit
03.01.2023 08:23
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare....

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në disa lugina dhe përgjatë Vardarit. Pasdite dhe kah fundi i ditës do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi veriperëndimor përgjatë Vardarit, e cila do të shkaktojë ulje të pjesshme të mjegullës. Temperaturat ditore do të lëvizin prej -4°C deri në 16°C.
Në Shkup dhe rrethinë në mëngjes do ketë mjegull dhe vranësira të ulëta. Pasdite dhe kah fundi i ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila do të shkaktojë ulje të pjesshme të mjegullës. Temperaturat ditore do të lëvizin prej 2°C deri në 10°C.
