Maqedoni
Mjegull në disa akse rrugore në shtet
03.01.2023 08:37
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa për shkak të mjegullës ulje të dukshmërisë ka në disa akse rrugore. Në akset rrugore Manastir – Prilep, Ohër – Strugë, Shkup – Kumanovë, Shkup – Veles, Veles – Katllanovë, Koçan – Shtip ka mjegull ku dukshmëria është prej 50 deri në 100 metra, ndërsa në Tetovë – Grupçin deri në 50 metra.
AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
