Botë
Mijëra besimtarë dhe turistë i japin lamtumirën Papa Benediktit XVI
03.01.2023 09:46
Mijëra besimtarë dhe turistë po i japin lamtumirën e fundit Papa Benediktit XVI....

Mijëra besimtarë dhe turistë po i japin lamtumirën e fundit Papa Benediktit XVI. Që në orët e para të mëngjesit në sheshin e Shën Pjetrit në Romë shihen radhë të gjata njerëzish që duan të ndahen personalisht me ish-kreun e kishës katolike. Vatikani njofton për rreth 35.000 vizitorë në ditë. Deri të mërkurën vizitorët do të kenë mundësi t’i thonë lamtumirë ish-Papës.
Varrimi i ish-Papa Benediktit XVI është planifikuar për ditën e enjte. Sipas amanetit të ish-Papës ai do të jetë ceremonial, por i thjeshtë. Papa Françesku do të drejtojë meshën.
Në varrimin e ish-Papës priten rreth 60.000 vetë, mes tyre edhe kardinalë dhe krerë shtetesh. Edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka bërë të ditur pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit në Romë.
