Rreshjet vështirësojnë trafikun
Përmbytjet nga reshjet e mëdha të shiut dhe nga shkrirja e borës e kanë ndërprerë dhe e kanë vështirësuar trafikun në një pjesë të akseve rrugore sidomos në Maqedoninë lindore....

Në aksin rrugor Vinicë - Berovë, qarkullimi zhvillohet në një korsi për shkak të përmbytjeve dhe është vendosur sinjalizim adekuat.
Për shkak të shembjes së gurëve, komunikacioni në aksin rrugor Koçan-Makedonska Kamenicë është ndërprerë dhe automjetet orientohen në aksin rrugor Koçan-Vinicë-Dellçevë.
Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese ka në aksin rrugor Mavrovë- Dibër. Për automjetet rekomandohet shfrytëzimi i pajisjeve dimërore. Për shkak të dëmtimit të shtyllës së mesme të urës në lumin Pçinja, në drejtimin rrugor Rzhaniçino-Konjare e Poshtme ka ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese mbi 7,5 tonë dhe autobusëve.
Dëmi në urën në aksin rrugor Radovish-Shtip është sanuar dhe qarkullimi zhvillohet në mënyrë të barabartë, nëpër një korsi. Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa nëpër rrugë të lagështa në disa vende me mbetje të borës. Reshje të dobëta të borës ka në Ohër.
LAM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
