Botë

Rusia nis sulme të reja ajrore në Ukrainë

03.01.2023 11:12

Rusia ka rritur sulmet ajrore kundër objektivave civile në kryeqytet...

Rusia ka rritur sulmet ajrore kundër objektivave civile në kryeqytet, Kiev dhe qytete të tjera ditët e fundit. Të gjashtë sulmet me raketa dhe 30 nga sulmet ajrore kishin në shënjestër infrastrukturën civile, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
 
Ky njoftim erdhi një ditë pasi ushtria ruse pranoi humbje të mëdha në një nga sulmet më vdekjeprurëse të Kievit që nga fillimi i luftës 10 muaj më parë.
 
Forcat ukrainase rrëzuan gjithashtu 27 drone iraniane Shahed të nisur nga forcat ruse, thuhet tutje në njoftim.
 
Ukraina tha se numri i të vdekurve rusë në Makiyivka ishte në qindra, megjithatë zyrtarët pro rusë e quajtën këtë një ekzagjerim. Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 2 janar se 63 ushtarë rusë u vranë në një sulm ukrainas në rajonin lindor të Donjeckut.
 
Blogerët ushtarakë rusë, thanë se municionet e zbuluara afër objektit kishin shpërthyer në sulm dhe kontribuan në numrin e madh të viktimave.