Botë

Bernard Arnault, njeriu i ri më i pasur në botë

03.01.2023 11:39

Elon Musk nuk qëndroi gjatë në krye të listës si njeriu më i pasur në botë.....

Elon Musk nuk qëndroi gjatë në krye të listës si njeriu më i pasur në botë. Pak më shumë se një vit pasi arriti majat, ai është eklipsuar nga miliarderi 73-vjeçar francez Bernard Arnault. Analistët e Forbes vlerësuan  se pasuria e Arnault kap shumën 180,2 miliardë dollarë (169.8 miliardë euro), që është gati 17 miliardë dollarë më shumë se ajo e Elon Musk.
 
Arnault është bashkëthemelues, drejtues dhe CEO i LVMH Moet Hennessy Louis Vuitton. Tek kompania e tij ai është aksioneri i saj më i madh dhe ka shumicën e të drejtave të votës në shoqërinë e regjistruar në bursë.