Maqedoni

Ministria e arsimit shpalli thirrjen për gradimin në mentorë të mësuesve

03.01.2023 11:58

Në fillim të vitit të ri kalendarik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ofron mësuesve të shkollave fillore një mundësi...

Në fillim të vitit të ri kalendarik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ofron mësuesve të shkollave fillore një mundësi të re për avancim në karrierë. Ju njoftojmë se ueb portali karierenrazvoj.mon.gov.mk ka publikuar thirrje për aplikim për mësimdhënës nga shkollat fillore për avancim në pozitën e mentorit.
 
Mësuesi i shkollës fillore i cili i plotëson kërkesat e Ligjit për mësimdhënës dhe asistent profesional në shkollat fillore dhe të mesme, përkatësisht të ketë së paku 7 vjet përvojë pune si mësimdhënës, është i punësuar në kohë të pacaktuar dhe i plotëson standardet profesionale për mësuesi mund të aplikojë për thirrjen - mentor.
 
Thirrja përmban një listë të komunave dhe shkollave për të cilat aplikohet. Regjistrimi bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit karierenrazvoj.mon.gov.mk, ku aplikacionit i bashkëngjitet dokumentacioni përkatës si dëshmi për përmbushjen e kushteve të përcaktuara. Afati i fundit për aplikim është 20 shkurt 2023.
 
Ministria e Arsimit dhe Shkencës fton të gjithë mësimdhënësit nga shkollat fillore publike të listuara në thirrje, që i plotësojnë kushtet, të paraqesin aplikimin e tyre brenda afatit të caktuar për të ushtruar të drejtën e përcaktuar me ligj për avancim në titullin mentor, duke siguruar kështu të ardhura personale më të larta.