Botë

Përmbytje në Kaliforni, mijëra njerëz pa energji, dhjetëra të ngecur në makina

03.01.2023 13:09

Mijëra njerëz në zonat rurale mbetën pa energji elektrike dhe dhjetëra u detyruan të shpëtonin nga automjetet....

Mijëra njerëz në zonat rurale mbetën pa energji elektrike dhe dhjetëra u detyruan të shpëtonin nga automjetet e tyre pasi stuhia e ashtuquajtur “lumi atmosferik”, solli erëra të forta dhe përmbytje të papritura në Kaliforninë Veriore. Një person u gjet i vdekur brenda një makine në Sacramento County. Stuhia përmbyti Luginën e Sacramento-s dhe një çarje e dyfishtë e sistemit mbrojtës bëri  që lumi Cosumnes të përmbyste tokat bujqësore. Autoritetet lëshuan një paralajmërim për përmbytje për disa rrugë, por dhjetëra shoferë duhej të shpëtoheshin nga automjetet e tyre gjysmë të zhytura në ujë.
 
"Ne nuk mund të dilnim për një kohë. Uji ishte sipër derës. Hapëm dritare e u ngjitëm në kulmin e makinës. U kujdesëm për njëri- tjetrin derisa erdhën ekipet e shpëtimit.”, - tha shoferi i shpëtuar, David Olivaras. 
 
Stuhia solli rrëke shiu nga  Oqeani Paqësor në Bregun Perëndimor të Amerikës së Veriut. Ajo  tani po lëviz drejt lindjes, duke u shndërruar në reshje bore  në Nevada dhe Kolorado.
 
FITORE DEMOLLI