Më shumë shi ka rënë në Pretor ndërsa borë në Mavrovë

02.02.2015 10:05

Gjatë njëzet e katër orëve të kaluara më shumë shi ka rënë në Pretor, 26 litra në një metër katror, 16 në Manastir, 15 në Mavrovë, 11 në Tetovë, 10 në Pozharan, 9 në Prilep dhe Ohër...

Nga 8 litra në një metër katrorë kanë rënë në Topollçan, 6 në Berovë, 5 në Shkup - Petrovec dhe Krushevë, 4 në Vinicë, 3 në Shkup - Zajçev Rid dhe Kavadar, 2 në Shtip, Strumicë dhe Kriva Pallankë ndërsa nga 1 litër në Demir Kapi, Dojran, Kumanovë, Strumicë dhe Pozhar.

Sipas DPHM, herët në orën shtatë të mëngjesit është matur shtresë më e lartë e borës prej 64 centimetrash në Hanet e Mavrovës, 51 në Krushevë, 11 në Pozharan, 6 në Pretor dhe Tetovë, 5 në Ohër, 3 në Prilep dhe 2 centimetra në Topollçan.

Temperaturë më të ulët nën minus 4 gradë Celsius është matur në Mavrovë, -2 në Krushevë, -1 Tetovë, Shkup - Petrovec dhe Kriva Pallankë, 0 Kumanovë, Shkup - Zajçev Rid dhe Berovë, 1 Manastir, Pretor, 2 Ohër dhe Prilep, 3 Kavadar, 4 Shtip, Vinicë, Strumicë dhe Demir Kapi, 5 Gjevgjeli, 6 Dojran.

Sipas DPHM, në pjesën më të madhe të vendit vranësirat janë zvogëluar dhe mbizotëron mot me diell ndërsa në pjesët lindore kryesisht me vranësira. Reshjet janë ndërprerë. Për momentin një masë e re e vranësirave i përfshiu pjesët jugperëndimore dhe nga kjo masë e vranët gjatë ditës priten reshje. Fryn erë e dobët nga drejtimi jugor.

Stabilizim i përkohshëm i motit pritet të martën.