Sipas epidemiologëve pritet ulje e infektuarve me virusin sezonal

03.01.2023 15:49

Virusi që infekton mushkëritë e fëmijëve....

Virusi që infekton mushkëritë e fëmijëve dhe mbush Spitalin Kozle dhe repartet e fëmijëve në spitalet në të gjithë vendin tani për tani pritet të ulet. Por, në pjesën e fundit të janarit, pritet sërish të rritet numri i fëmijëve të sëmurë, thotë epidemilogu Ollumcev.

“Sa i përket virusit respirator dhe virusit të  gripit, diku në muajin shkurt mund të kemi një rritje të numrave të të sëmurëve. Në gjysmë vjetorin  e dytë të vitit shkollor fëmijët do të fillojnë të shoqërohen me njëri-tjetrin, po ashtu gjatë pushimeve dimërore  kontakti me persona  që nuk e dimë  statusin e imunitetit të tyre,   andaj mund të ketë më tepër infektime.”, - deklaroi epidemiologu, Sashko Ollumcev.

Në shkurt pritet një valë e re, e cila duhet të zbutet deri në fund të muajit, thotë epidemiologu Ollumçev. Gripi ka filluar më herët këtë vit, ndryshe nga vitet e kaluara. Personat që punojnë janë më të goditur nga gripi sezonal.

“Sipas numrit të të vaksinuarve këtë vit mendoj se në vendin tonë është arritur rekord, ishin të harxhuara të gjitha dozat e vaksinave kundër gripit sezonal që jep një bazë serioze që të formohet imuniteti kolektiv.”, - theksoi epidemiologu, Sashko Ollumcev.

Mjeku Ollumçev thotë se nga sezoni i ardhshëm, Covid-i do të bëhet virus sezonal dhe viruset e harruara për shkak të izolimit, do t'i kalojmë dhe do të kemi imunitet. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)