Ndotje dhe mjegulla ngulfasin popullsinë, kryesojnë me ndotje Shtipi dhe Strumica
Ndotja e ajrit me nivel të lartë të grimcave PM 10....

Ndotja e ajrit me nivel të lartë të grimcave PM 10 evidente në të gjitha qytetet e vendit. Edhe në Shtip, ku zakonisht nuk ka ndotje të ajrit, për dhjetë ditë radhazi qytetarët thithin grimcat e imëta PM10 në përqendrime që janë dy ose tre herë më të larta se 50 mikrogramë të sigurt për metër kub ajër. Veçanërisht shqetësuese janë shifrat për Strumicën, ku episodi me vlera mesatare ditore të PM10 mbi 150 mikrogramë për metër kub zgjat 14 ditë pa ndërprerje dhe në këtë episod të rrezikshëm pesë ditë radhazi, nga 23 deri më 27 dhjetor.
Në Tetovë dhe Manastir janë ndërprerë rekomandimet për tejkalimin e pragut të alarmit, ndërsa në mëngjes edhe Shkupi u radhit në mesin e 20 qyteteve më të ndotura në botë.
IShP bëri kategorizimin e ajrit në orën 11 dhe disa qytete u vlerësua me ajër ekstrem të ndotur.
“Ajër të ndotur ekstremisht dhe koncentrime të larta të pm 10 treguan stacioni matës në Gjorçe Petrov, Tetovë dhe Gostivar, përderisa cilësi të keqe të ajrit kishin të gjitha stacionet matëse duke përjashtuar Karposhin. Për shkak të ngrohjes me dru cilësi e keqe e ajrit u regjistrua edhe në Strumicë, Kavadar, Berovë, Strumicë. Qytetet e vetme që nuk kishin problem me cilësinë e ajrit ishin stacionet matëse në Ohër dhe Kumanovë.”, - deklaroi doc. dr IShP, Mirjana Dimovska.
Ndotja e ajrit është kërcënim serioz për shëndetin e tetovarëve potencuan specialistët e fushës.
“Ndotje e ajrit në Tetovë ka të bëjë me komunikacionin e dendur, punimet ndërtimore, higjienën e ulët dhe bashkë me rritjen e ditëve me mjegull janë faktorët që rrezikojnë shëndetin e gjithë popullatës.”, - theksoi specialisti i higjienës dhe ekologjisë, Ratko Davidkovski.
Ekologjistët rekomandojnë që sa më shpejtë të bëhet edhe gazifikimi që do të parandalojë ndotjen enorme të ajrit nga ngrohja. (Flutura Latifi, TVM2)
