Maqedoni
Ekspertët, nuk priten probleme të theksuara me energjinë
03.01.2023 16:50
Vendosja në funksion e të gjitha kapaciteteve vendore do të ishte e mjaftueshme që t’i bëjmë ballë situatës...

Vendosja në funksion e të gjitha kapaciteteve vendore do të ishte e mjaftueshme që t’i bëjmë ballë situatës për furnizim me energji elektrike, thotë profesori universitar, Anton Çaushevski.
Ai në një deklaratë për servisin publik nuk pret që gjatë kohës në vazhdim të kemi problem më të theksuara, edhe pse faza kritike mund të zgjatë deri në muajin prill, prandaj nuk e përjashton mundësinë që në këtë periudhë të furnizohemi me energji elektrike nga jashtë.
“Atë hapësirë të cilën nuk do të mund ta mbulojnë kapacitetet prodhuese vendore do të duhet të sigurohen përmes blerjes. Por, për fat të keq kapacitetet vendore nuk kanë mundësi ta plotësojnë gjithë atë barrë. Në 10 apo 15 vite të fundit, ne edhe ashtu varemi nga sjellja e energjisë elektrike nga jashtë së paku për 30 për qind. Dhe ky shembull vazhdon jo për shkak të krizës ose për shkak çmimeve, por atë e kemi në kontinuitet, sepse nuk kemi kapacitete vendore.”, - deklaroi profesori universitar, Anton Çaushevski.
Çaushevski po ashtu pohoi se qytetarët dhe institucionet nuk do të mund të kursejnë energji elektrike më shumë sesa sasia e tanishme, sepse sipas tij RMV njihet si vend që nuk shpenzon shumë energji, nëse e krahasojmë me ekonomitë evropiane, por edhe për kundër kësaj duhet të investohet në ndërtimin e kapaciteteve vendore.
“Pritet që diku nga muaji mars rreth 200 deri më 300 megavat energji elektrike të lëshohen në prodhimtari përmes sistemit fotovoltaik, por efekti i tyre do të mund të shihet nga 1 prilli deri më 1 nëntor apo siç njihet koha e verës.”, - theksoi profesori universitar, Anton Çaushevski.
Interesimi për investime në sistemet fotovoltaike vazhdon të mbetet vetëm tek industritë, ndërsa tek familjet nuk ka interesim të madh sepse amvisëritë edhe ashtu marrin energji elektrike të subvencionuar, ku çmimi është shumë më i ulët sesa investimi në sistemin fotovoltaik.
FITIM KRYEZIU
