Ndryshimet kushtetuese, Mickoski: Viti 2023, vit i zgjedhjeve
03.01.2023 17:29
VMRO – DPMNE e interesuar që viti 2023 të jetë vit i zgjedhjeve dhe populli të fitojë qeveri pa imponime....

VMRO – DPMNE e interesuar që viti 2023 të jetë vit i zgjedhjeve dhe populli të fitojë qeveri pa imponime. Kryetari i VMRO – DPMNE – së, Hristijan Mickoski thotë se kjo qeveri nuk ka kapacitet që të zhvillojë vendin, as duke realizuar projektet kapitale, andaj kërkon nga pushteti LSDM – BDI të shkohet në zgjedhje pa u bërë presion deputetëve në radhët e tyre.
“Të vijë fundi dhe të përfundojë kjo qeveri, të vijë qeveri të cilën do ta zgjedh populli dhe e cila do të ketë kapacitet të përballet me këto sfida, të realizojë sa më shumë investime kapitale. Shpresoj që s’do të aplikohen metodat e njohura të kësaj qeverie të BDI-së të mbështetur nga LSDM, me presion ndaj atyre deputetëve dhe do t’i lenë ata deputetë, sikurse që tani japin sinjale pozitive njëjtë edhe në të ardhmen të vazhdojnë të funksionojnë në kuadër të kuvendit deri në votimin e shpërbërjen e kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.”, - deklaroi kryetari i VMRO – DPMNE – së, Hristijan Mickoski.
LSDM: Zgjedhjet, të rregullta në vitin 2024
Socialdemokratët konsiderojnë se kërkesat e tilla të Mickoskit për zgjedhje të parakohshme vijnë si pasojë e frikës së tij nga rrëzimi i kreut të partisë. Ata ripërsërisin se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2024, ndërkohë që vlerësojnë se vendi ka nisur me sukses vitin si kryesuese me OSBE-në, organizatën më të madhe të sigurisë.
“Sot jemi të ulur në tryezat kryesore ku vendoset për të ardhmen e Evropës dhe botës. E gjithë kjo të nderuar është si rezultat i të suksesshmëve dhe politikave të përgjegjshme të qeverisë e kryesuar nga LSDM. Kryesimi me OSBE-në është edhe një sukses shtetëror I LSDM-së dhe nxitje për suksese të reja në planin ndërkombëtarë dhe të brendshëm. Si parti e përgjegjshme vazhdojmë me politika që avancojnë imazhin ndërkombëtarë të vendit tonë.”, - deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.
Pushteti është këmbëngulës në ndryshimet kushtetuese. Sipas paralajmërimeve të ministrit të jashtëm, Bujar Osmani këtë javë duhet të finalizohen konsultimet për ndryshimet kushtetuese duke u ulur në një tavolinë të gjithë përfaqësuesit e partive politike parlamentare.
MERAL ISMAILI
