Nga mesnata shtrenjtohen derivatet e naftës
03.01.2023 17:44
KRRE vendosi rritjen e çmimeve me pakicë....

Nga mesnata shtrenjtohen derivatet e naftës. Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi rritjen e çmimeve me pakicë të karburanteve, mesatarisht për 1,68 % .
Kështu çmimi me pakicë i benzinës Eurosuper BS-98, Dizelit dhe vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri do të rritet për 1.5 denarë, ndërsa benzina Eurosuper BS-95 shtrenjtohet për 2 denarë për litër.
Nga mesnata benzina Eurosuper BS-95 do të kushtojë 79denarë, BS-98 do të kushtojë 81 denarë, ndërsa Dizeli 81.5 denarë për litër.
