Bregallnica nuk i rrezikoi zonat e qytetit në Shtip, vërshime në Çeshinovë-Obleshevë
Uji i ardhur në lumin Bregallnica mbrëmë kaloi përmes Shtipit pa e rrezikuar seriozisht rajonin e qytetit. Lumi u derdh në më shumë vende në Çeshinovë Obleshevë ku vërshoi sipërfaqe bujqësore...

Për shkak të derdhjes së akumulimit më të madh artificial në Maqedoninë Lindore - Kalimanc, u rrit niveli i ujit në lumë dhe pritej deri në orët e mëngjesit ta arrijë kulmin.
Shtabi i krizave për ballafaqim me kriza mbrëmë ishte në rajonin e Shtipit dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme që të parandalohen pasojat më serioze.
Në Maqedoninë Lindore u shpall gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa u kërkua edhe evakuim urgjent i popullatës që jeton në afërsi të shtratit të Bregallnicës, duke filluar nga fshati Istibanj i Vinicës, Koçan, Çeshinovë-Obleshevë dhe Shtip.
Për shkak të situatës në Maqedoninë Lindore sot në Shkup takim do të mbajë Trupi Koordinativ për ballafaqim me kriza.
