Botë
Dhoma e përfaqësuesve në ShBA, dështon zgjedhja e kryetarit
04.01.2023 09:24
Ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nuk ka ndodhur në Kongresin amerikan për një shekull.
Udhëheqësi republikan, Kevin McCarthy, dështoi në përpjekjen e tij për t'u zgjedhur kryetar - hera e parë që nga viti 1923, që asnjë kandidat republikan apo demokrat nuk u zgjodh që në raundin e parë të votimit në postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, e cila ka 435 anëtarë. Ai nuk arriti të zgjidhet kryetar pas tre raundesh votimi, ku 20 ligjvënës konservatorë votuan kundër kandidaturës së kolegut të tyre republikan. Kongresmeni nga Kalifornia nuk u votua tri herë radhazi dhe është e paqartë se cila mund të jetë rruga e tij drejt fitores kur Dhoma e Përfaqësuesve të kthehet të mërkurën për të provuar gjithçka nga e para.
Ligjvënësit amerikanë do të vazhdojnë të votojnë derisa një kandidat të fitojë shumicën. Nuk dihet nëse do të ndryshojë qëndrimi i grupit që e kundërshtoi McCarthy, apo nëse mund të shfaqet ndonjë kandidat i ri. Republikanët kanë fituar një shumicë të ngushtë 222 me 212 në Dhomën e Përfaqësuesve pas zgjedhjeve të mes mandatit, ndërsa një vend është momentalisht vakant.
