Botë

Sunak bisedë telefonike me Zelenskyn, Britania mbështetje afatgjate për Ukrainën

04.01.2023 12:04

Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen afatgjatë të Britanisë së Madhe....

Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen afatgjatë të Britanisë së Madhe. Një premtim të tillë Kryeministri britanik, Rishi Sunak, i ka thënë presidentit Volodymyr Zelensky. 
 
Sipas njoftimit nga zyra e Sunakut, biseda mes liderëve ndodhi më 3 janar, pas sulmeve të fundit me dronë nga Rusia, e cila që nga tetori po kryen sulme me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Kievit, duke lënë miliona ukrainas pa furnizim me rrymë. Londra i ka premtuar Kievit ndihmë ushtarake në vlerë prej 59.4 milionë dollarësh, duke përfshirë armë kundër-ajrore dhe teknologji anti-dronë.
 
Ndërkohë Rusia ka thënë se sulmi raketor – në natën e Vitit të Ri, ku u vranë të paktën 89 ushtarë rus, ndodhi për shkak se trupat po përdornin telefonat e tyre celularë. Ukraina pretendon se shifra është shumë më e lartë, duke thënë se 400 ushtarë u vranë në sulm dhe 300 të tjerë u plagosën.