Botë
Serbët e veriut kundër Vuçiqit paralajmërojnë protestë më 9 janar
04.01.2023 13:13
Më 9 janar në mesditë, në Mitrovicën e veriut pritet të mbahet protestë e serbëve të Kosovës....

Më 9 janar në mesditë, në Mitrovicën e veriut pritet të mbahet protestë e serbëve të Kosovës, si revoltë ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe politikës së tij në raport me Kosovën. Ivan Miletiq, thotë se serbët e Kosovës janë “peng” të kësaj politike. I pyetur se kush është organizatori i protestës, Miletiq është përgjigjur se është “populli i pakënaqur nga veriu i Kosovës”.
Sipas tij, qytetarët kanë parë me heqjen e barrikadave, se në cilin drejtim po shkon situata dhe nuk do të pranojnë “as lojërat e Kurtit e as të Vuçiqit”. Ndërkohë mbrëmë një serbi në veri i është sulmuar vetura brenda të cilës kishte fëmijë, e për këtë ai ka akuzuar Milan Radoiçiqin. Kjo nuk është hera e parë që sulmohen nga huliganët veturat e qytetarëve serbë në veri. Brenda një periudhe të shkurtër ishin djegur shumë vetura, që kishin ndërruar target ilegale të Serbisë me targat RKS.
