Maqedoni
TEC Manastir, çahet tubi në kaldajë,jashtë rrjetit blloku i parë
04.01.2023 13:38
Për shkak të çarjes së tubacionit në kaldajën e makinerisë në bllokun e parë në TEC...

Për shkak të çarjes së tubacionit në kaldajën e makinerisë në bllokun e parë në TEC Manastir ka bërë që ky bllok këtë mëngjes të shkëputet nga rrjeti. Nga EMV informojnë se po punohet në riparimin e difektit të bllokut dhe në afat sa më të shpejtë të kthehet në funksion. Nga EMV informojnë se për shkak të krizës energjetike dhe nevojës për prodhim të vazhdueshëm dhe të shtuar të energjisë elektrike, rregullimet dhe riparimet e pjesëve të blloqeve bëhen kur të krijohet mundësia, pa rrezikuar stabilitetin e makinerive.
“Në bllokun e parë, një javë më parë u kryen aktivitete servisimi, të cilat fatkeqësisht nuk mund të parashikojnë apo parandalojnë një situatë si kjo e sotmja. Secili nga tre blloqet e TEC Manastir ka një kaldajë të përbërë nga tuba me gjatësi rreth 700 kilometra, të vendosur në nivele të ndryshme, nëpër të cilat kalon avulli me nxehtësi mbi 500 gradë celsius. Riparimi i dëmit bëhet pasi të krijohen kushtet fizike për intervenim.”, theksojnë nga SH.A. EMV.
Kjo është mbyllja e dytë e Bllokut 1 të TEC Manastir brenda një jave pas mbylljes më 27 dhjetor. Nga kapacitet energjetike në vend tani për tani punojnë vetëm një bllok në TEC Manastir dhe një bllok nga TEC Negotinë ndërsa Oslomej është shkëputur nga rrjeti prej pardje pas zjarrit të javës së kaluar që ra në depon e qymyrit.
GAZMEND KURTISHI
