Nga 15 shtatori 20.155 qytetarë janë paraqitur në "Alo doktor"

02.02.2015 10:22

Nga 15 shtatori deri më 1 shkurt të vitit 2015 janë paraqitur 20.155 qytetarë në linjën telefonike 02/15 123 për këshillë mjekësore "Alo doktor"...

Shtëpia shëndetësore kumtoi se shtatë ditët e fundit nga 26 janari deri dje për ndihmë mjekësore në linjë janë paraqitur 1.200 persona. Njëzet e dy mjekë mund të kontaktohen për këshilla mjekësore, ndërsa telefonatat janë nga qytetarë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë.

Nga Shtëpia shëndetësore informojnë se të gjithë atyre personave që janë paraqitur në linjën telefonike "Alo doktor" u është dhënë ndihmë adekuate mjekësore përmes këshillave shëndetësore dhe terapisë përkatëse simptomatike nëse është nevojitur. Për shkak të gjendjes shëndetësore për të cilën e kanë kërkuar linjën "Alo doktor" tre personave, thirrja u është riorientuar drejt Shërbimit për Ndihmë urgjente mjekësore 194.

Paraqitjet javën e kaluar kanë qenë zakonisht për simptoma respiratore, kollitje, ftohje, temperaturë të lartë, virozë stomaku dhe sëmundje simptomatike.

Në koll qendrën "Alo doktor" çdo ditë nga ora 18 deri në ora 22 për këshillë mjekësore mund të kontaktohen drejtorët e institucioneve publike shëndetësore.