Maqedoni
Ndotja e ajrit, mjekët: Kujdes fëmijët, sidomos ata me sëmundje kronike
04.01.2023 15:17
Niveli alarmant i grimcave PM në ajër, përveç spitaleve të fëmijëve, ka mbushur edhe ambulancat e mjekëve amë....

Niveli alarmant i grimcave PM në ajër, përveç spitaleve të fëmijëve, ka mbushur edhe ambulancat e mjekëve amë. Pothuajse çdo fëmijë ka kollitje irrituese, thonë mjekët. Sipas tyre, në këtë periudhë, fëmijët me asmë, me sëmundje kronike si dhe ata me alergji janë ndër pacientët më të shpeshtë që kërkojnë ndihmë.
“Ne vërtet duhet të jemi të kujdesshëm kur bëhet fjalë për këtë grup fëmijësh. Mushkëritë e tyre janë mjaft të gërryera dhe të dobësuara dhe nga kjo situatë ndikohet edhe shëndeti i tyre. Ajo që vihet re, pasqyra klinike e tyre është se kanë kollë të shpeshtë, shfaqja e temperaturës është vetëm nëse ka përzierje me ndonjë virus apo bakterie dhe ajo që mund të lërë përshtypje të madhe është kollitja irrituese, e vazhdueshme që nuk ndalon për dy javë.”, - theksoi specialist pediatër, Angellco Andonovski.
Kur ajri është i ndotur, mjekët këshillojnë që të evitohet qëndrimi në ambient të hapur. Rekomandojnë edhe konsumim të vitaminave dhe mineraleve si dhe ushqehen shëndetshëm. Ndërkohë, për disa kategori, mbajtja e maskave është e domosdoshme.
VLORA LATIFI TOPOJANI
