Maqedoni
Kovaçevski: Rrugëtimi drejt BE-së, rrezikohet nga E Majta
04.01.2023 15:34
Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se rrugëtimi evropian i Maqedonisë së Veriut rrezikohet nga E Majta...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se rrugëtimi evropian i Maqedonisë së Veriut rrezikohet nga E Majta, në mungesë të qëndrimeve të qarta të VMRO – DPMNE-së për ardhmërinë evropiane të vendit. Kovaçevski në intervistën për javoren FOKUS ripërsërit se Mickoski dhe partia e tij janë peng i Së Majtës.
“Nëse shikoni retorikën dhe histerinë politike, atëherë rreziku më i madh për procesin euro integrues qëndron tek E Majta dhe Apasiev, të cilët kanë qëndrime të qarta kundër anëtarësimit në BE dhe të qenit anëtare e NATO-s, madje propozojnë edhe alternativa që nuk janë në përputhje me pritjet dhe qëllimet e qytetarëve. VMRO për asnjë çështje nuk ka qëndrim, vizion dhe vendosshmëri.”, ka thënë Kovaçevski.
Akuzat e VMRO – së, Kovaçevski: Nuk jemi peng i BDI-së, kemi qëndrime të qarta
Përgënjeshtron akuzat e VMRO – DPMNE-së se janë peng i BDI-së.
“Ne jemi parti që mbështesim dhe zbatojmë Marrëveshjen e Ohrit, mbështesim shoqëri me mundësi të barabarta. Ne gjithashtu mbështesim Marrëveshjen e Prespës, anëtarësimin në NATO, respektojmë marrëveshjen me Bullgarinë dhe kornizën negociuese. Këtu nuk mund të flitet për peng mbajtje pasi që ne kemi qëndrime të qarta, progresive me vizion për Maqedoninë e Veriut si anëtare e ardhshme e BE-së”, është shprehur Kovaçevski.
Kovaçevski ka vlerësuar edhe angazhimin e qeverisë në ballafaqimin me krizën ekonomike dhe energjetike. Ai thotë se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2024 të kryesuar nga LSDM, ndërkohë që sa i përket presidencialeve, deklaron se ka kohë për të dalë me kandidatin e tyre. Megjithatë kryeministri vlerëson lartë rolin e Penadrovskit si burrështetas në politikat shtetërore sidomos kundrejt integrimit, duke bërë dallimin nga paraardhësi i tij, Ivanov.
MERAL ISMAILI
