Maqedoni
Ndryshime kushtetuese apo zgjedhje, pushteti dhe opozita të barrikaduara në qëndrime
04.01.2023 16:15
Pushteti dhe opozita edhe në vitin që sapo kemi nisur mbeten në me qëndrimet e njohura për opinionin....

Pushteti dhe opozita edhe në vitin që sapo kemi nisur mbeten në me qëndrimet e njohura për opinionin. Derisa mazhoranca angazhohet për hapjen e Kushtetutës dhe futjen në preambulë të pakicave të tjera, opozita kundërshton ndryshimin e kushtetutës teksa po përpiqet të sigurojë mbështetje për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga LSDM këmbëngulin se zgjedhjet parlamentare do të jenë të rregullta të cilat duhet të mbahen në vitin 2024, ndërsa reformat sipas tyre do të zbatohen në të gjitha fushat pavarësisht nga kërkesat e VMRO-DPMNE-së.
“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Para LSDM-së janë qëllimet dhe detyrat që ne kemi marrë përsipër t'i realizojmë deri në afatin e rregullt për zgjedhje. Qytetarët i njohin politikat e sinqerta të kryesisë së re të LSDM-së dhe për këtë arsye Mickoski do të pësojë një tjetër humbje në vitin 2024.”, thonë në LSDM.
Ndërkohë VMRO-DMPNE beson se edhe mazhoranca në LSD kërkon zgjedhje, por kjo sipas tyre do të nënkuptonte fundin politiko-kriminal të Kovaçevskit dhe Zeçeviqit, për shkak të këtyre dy karrierave, Maqedonia u bë peng, pretendon opozita.
“Shumica në LSD janë pro zgjedhjeve. Kovaçevski dhe Zeçeviqi e dinë këtë, prandaj kanë frikë, sepse kanë frikë për karrierën e tyre. Vetëm Kovaçevski dhe Zeçeviqi janë kundër zgjedhjeve të parakohshme, sepse e dinë që pas kësaj karriera e tyre politike përfundon. Kovaçevski nuk dëshiron zgjedhje, që tenderët dhe bizneset e kumbarit të vazhdojnë edhe disa muaj.”, thonë nga VMRO-DPMNE.
NAIM RAMADANI
