Botë
Lufta në Ukrainë, 5 të vdekur dhe 13 të plagosur
04.01.2023 16:37
Një valë tjetër sulmesh me dronët Shahed 136 të prodhuar nga Irani, kanë goditur disa qytete të Ukrainës...

Një valë tjetër sulmesh me dronët Shahed 136 të prodhuar nga Irani, kanë goditur disa qytete të Ukrainës. Shënjestër e sulmeve është infrastruktura civile dhe rrjeti energjetik, me çka pa rrymë kanë mbetur në mes të dimrit mbi 20.000 familje.
Nga këto sulme jetën e kanë humbur pesë civil dhe 13 të tjerë janë plagosur, njoftuan autoritetet e Ukrainës.
“Viktimat në mesin e popullatës civile si rezultat i agresionit të armatosur të Federatës Ruse në Rajonin e Donetskut – një i vdekur, pesë të plagosur, rajoni i Zaporizhzhia – një i plagosur, rajoni i Kharkiv – dy të plagosur, rajoni Kherson – katër të vdekur, pesë të plagosur, sipas administratave ushtarake rajonale.”, - deklaroi Kyrylo Tymoshenko nga zyra presidenciale e Ukrainës.
Zelensky paralajmëron: Rusia do të fillojë “një ofensivë të madhe”
Presidenti ukrainas thotë se vendi i tij po përgatitet për një ofensivë të përtërirë nga Rusia, e cila ai beson se do të “hedhë në erë gjithçka që u ka mbetur” në Ukrainë.
Ai tha se ofensiva do të ishte përpjekja e Moskës për të “ndërruar valën e luftës dhe të paktën të vonojë humbjen e saj”.
“Ne nuk kemi asnjë dyshim se Rusia do të hedhë të gjitha kartat që i ka lënë në tryezë dhe do të mbledhë gjithçka që mundet për të tentuar të kthejë valën e luftës dhe të paktën të vonojë humbjen e saj. Ne duhet të prishim këtë skenar rus. Ne po përgatitemi për këtë. Terroristët duhet të humbasin. Çdo përpjekje për ofensivën e tyre të re duhet të dështojë.”, - u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Inteligjenca ukrainase pretendon se Rusia mund të sulmojë njëkohësisht nga veriu ose lindja në muajt e ardhshëm. Sipas tyre, Moska nuk ka plane t’i japë fund luftës madje mund të jetë duke përgatitur një ofensivë të re e strategjia e saj është të mbajë një korridor tokësor për në Krime dhe të pushtojë plotësisht rajonin lindor të Donetskut.
FARIJE DAUTI BAKIJU
