Maqedoni

Energjitika, RMV dhe Turqia intensifikojnë bashkëpunimin

04.01.2023 17:23

Memorandumi për bashkëpunim energjetik me Turqinë është në fazën përfundimtare të përgatitjes...

Memorandumi për bashkëpunim energjetik me Turqinë është në fazën përfundimtare të përgatitjes dhe pritet të nënshkruhet së shpejti.
 
Ky bashkëpunim, për të cilin u diskutua sot në takimin në Shkup mes ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministrit të energjisë dhe burimeve natyrore të Turqisë, Fatih Donmez, do të hapë mundësi për rritje të investimeve në fushën e energjetikës mes dy vendeve. 
 
“Ne e treguam qëndrimin tonë se jemi të interesuar që të tërheqim sa më shumë investime të reja turke, veçanërisht në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe në fushën e prodhimit të energjisë elektrike. Jam i bindur se së bashku do ta kapërcejmë këtë krizë dhe do të hapim perspektiva të reja për zhvillimin e ekonomive të të dy vendeve. Ne treguam interes edhe për një treg të përbashkët në sektorët e tjerë, po ashtu do të nënshkruajmë disa marrëveshje bashkëpunimi.”, theksoi ministri Bekteshi.  
 
Dy ministrat ranë dakord që në periudhën në vijim të intensifikojnë bisedimet për mundësitë e furnizimit me energji elektrike dhe gaz natyror nga Turqia. 
 
FITIM KRYEZIU