Botë

Alarm i ri global për Covidin, BE diskuton nëse duhen mbyllur kufijtë me Kinën

04.01.2023 17:45

Qeveria e Kinës po flet për një ‘fitore përfundimtare’ mbi COVID...

Qeveria e Kinës po flet për një ‘fitore përfundimtare’ mbi COVID, por në fakt shpërthimi masiv i rasteve atje po ngre alarmin global.
 
Shtete të ndryshme njëra pas tjetrës po kërkojnë që udhëtarëve kinez t’u bëhet një test Covidi para se të hyjnë në vendin e tyre. Franca iu bashkua Italisë dhe Spanjës të cilat u bënë vendet e para në
 
Evropë që kërkojnë teste para nisjes për udhëtarët nga Kina dhe u kanë kërkuar vendeve të tjera anëtare të BE-së të ndjekin shembullin. Thirrja e tyre duket se është dëgjuar, pasi këtë të mërkurë blloku është mbledhur me urgjencë për të diskutuar masat që do të marrin.