Botë

Përhapje shqetësuese e HBV 1.5, BE: Test negativ Covid për pasagjerët nga Kina

05.01.2023 09:52

Nënvarianti i ri i virusit korona, HBV 1.5, i cili po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës...

Nënvarianti i ri i virusit korona, HBV 1.5, i cili po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës, është më ngjitësi që është parë deri më sot, alarmon OBSH. 
 
Nënvarianti i ri i Omicron është zbuluar tashmë në 29 vende. Lloji i ri ka mutacione që e lejojnë të infektojë dhe të shumohet shpejt.
 
Kjo situatë ka detyruar Zyrtarët e qeverive të BE-së, njësoj si Komisioni Evropian më herët, të rekomandojnë që pasagjerët që udhëtojnë nga Kina për në BE duhet të kenë test negativ për Covid , para se të nisen për në Evropë. Qeveritë e BE-së mund të aplikojnë testime rastësore të pacientëve që arrijnë nga Kina.
 
Ky rekomandim vjen në kohën kur Pekini përgatitet të lehtësojë masat e udhëtimit më 8 janar, pavarësisht se shteti po përballet me një valë të re të infektimeve që ka ngarkuar spitalet dhe morgjet.
 
Kina ka paralajmëruar për “kundërmasa” nëse një politikë e tillë do të vendoset në mbarë bllokun evropian. Që nga fundi i 2019 kur u regjistrua rasti I parë në  në Kinë, Covid  19 ka vrarë mbi 6.7 milionë persona në mbarë botën.