Botë

Dhoma e përfaqësuesve dështon sërish, kaos në radhët e republikanëve në ShBA

05.01.2023 10:54

Kevin McCarthy pësoi një tjetër disfatë therëse të mërkurën, në të cilën humbi raundin e gjasht...

Kevin McCarthy pësoi një tjetër disfatë therëse të mërkurën, në të cilën humbi raundin e gjashtë të votimit për kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve. “Presidenti nuk është zgjedhur”, deklaroi kryetari i përkohshëm pas votimit, një ngjarje e paparë në shekullin e fundit. Kandidati 57-vjeçar ishte i përgatitur se do kishte vota kundër edhe pse    propozoi më shumë lëshime kyçe në përpjekjen e tij për të marrë 218 vota. 
 
“Mund të ketë një luftë në seancë. Por, është një luftë për përfaqësimin e Dhomës dhe vendit.”, tha kandidati për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve-ShBA, Kevin McCarthy.
 
Por, atij nuk ia kishte marrë mendja se kundër do t’i dilnin edhe 20 republikanë. E vetmja rrugëdalje ishte ndërprerja e seancës. Demokratët e cilësuan situatën në kampin republikan si katastrofike. Sipas tyre, republikanët janë të paaftë për të bërë kompromis dhe për të qeverisur, e në Kongres, ata do të përndiqen nga ekstremistët në partinë e tyre.
 
Dhoma do të vazhdojë të jetë e paralizuar derisa të zgjidhet kjo situatë. Se si do të zhvillohen gjërat më tej nuk dihet, por një gjë është e sigurt: Republikanët janë të përçarë si kurrë më parë. 
 
LEUNORA KALIQI