Maqedoni

Ivanovska: Nëse inspektorati do të punonte, s’do të ngulfateshim

05.01.2023 12:22

Ditëve të fundit Shkupi, Tetova, Manastiri dhe qytetet tjera të vendit janë përballur me nivel të lartë...

Ditëve të fundit Shkupi, Tetova, Manastiri dhe qytetet tjera të vendit janë përballur me nivel të lartë të ndotjes së ajrit, por kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, thotë se Shërbimet e inspektimit e bëjnë punën e tyre dobët. 
 
Nëse inspeksionet e ndërtimit do të punonin ashtu siç duhet, nuk do të mbyteshim në mjegull të zezë në Shkup, thotë ajo në intervistën për  “Zërin e Amerikës”. 
 
“Si funksionojnë shërbimet e inspektimit, thjesht shikoni nga dritarja. Nëse shërbimet e inspektimit ndërtimor do të punonin si duhet, Shkupi nuk do të mbytej në mjegull të zezë. Jemi në një situatë të rëndë  të cilin e krijuam vetë për shkak të mosfunksionimit të shërbimeve të inspektimit.”, shprehet Ivanovska.