Maqedoni

Migrimi shkatërron bujqësinë, nuk ka prodhues të produkteve të qumështit

05.01.2023 13:51

Shumë fshatra në komuna të ndryshme të vendit tashmë pothuajse janë boshatisur...

Shumë fshatra në komuna të ndryshme të vendit tashmë pothuajse janë boshatisur. E njëjta situatë është në fshatrat e Ohrit, në të cilat tani më jetojnë kryesisht persona të moshuar, ndërsa të rinjtë as që mendojnë të kthehet për të jetuar në to. Për këtë shkak toka mbetet e pa përpunuar dhe në treg shumë rrallë mund të blihen produkte autoktone lokale.
 
“Përmes viteve ne po e njohim atë procesin e migrimit fshat – qytet dhe atë kryejë fakultet merr diplomë për të mos punuar. Jam e mendimit se ajo filozofi është mbjellë nga të gjithë dhe tani edhe më të vjetrit po largohen nga fshatrat.”, - tha Jovanka Bilian nga fakulteti i turizmit – Ohër.
 
“Nuk kemi prodhues të prodhimeve të qumështit. Dy ose tre të tillë pasi janë të moshuar. Jam e mendimit se do zhduket prodhimi i djathit. Do të  blejmë djathë, i cili në fakt nuk është djathë. Do të jetë pa yndyra natyre.”, - theksoi Ngela Paskuale nga fakulteti i turizmit- Ohër.
 
Ushqimi autentik lokal  për shkak të cilësisë së tij,  gjithnjë e më shumë është i kërkuar jo vetëm nga të huajt, por edhe nga banorët vendas. Sipas hotelierëve prodhimi i tyre dalëngadalë po zvogëlohet.
 
“Gjithnjë e më pak ka njerëz që kanë ngelur të prodhojnë diçka. Duke u nisur nga perimet, qumështi dhe prodhimet e qumështit të cilat janë elementare për punë. Mendoj se  çmimet, por edhe një kujdes më i madh nga shteti duhet t’u kushtohet prodhuesve.”, - u shpreh Nastop Bogoevski, një hotelier.
 
Bujqësia është sektori i dytë i shtetit sipas pjesëmarrjes në të ardhurat bruto nacionale. Bujqësia është vendimtare për zhvillimin e gjithë ekonomisë, zhvillimin e barabartë rajonal dhe mbajtjen e mjediseve rurale në gjendje të mirë për krijimin e kushteve që popullata e re të qëndrojë atje. Për këtë qëllim në buxhetin e vitit 2023 për përkrahje të bujqësisë janë paraparë 150 milion euro.
 
SAFET ADEMI