Patriots triumfojnë në Super Bowl

02.02.2015 10:54

Finalja e sivjetmë e futbollit amerikan ka shkuar në favor të New England Patriots...

Skuadra nga New England mposhti në një nga duelet sportive më spektakolare të planetit finalistët e tjerë, Seattle Seahawks me rezultatin 28:24, duke siguruar kështu titullin e parë që prej vitit 2004.

Në një finale ku emocionet ishin pushtuese deri në minutën e fundit, Patriots ishin në disavantazh prej 10 pikësh në fillim të pjesës së katërt, por Tom Brady realizoi përmbysjen dhe njëkohësisht regjistroi 12 ‘touchdown’ gjatë gjithë takimit, duke thyer kështu rekordin e Joe Montana.