Maqedoni
Rasti" Titanik 2", Mijallkov nuk deklarohet para gjykatës
05.01.2023 15:21
Ish-shefi i DSK-së ,Sasho Mijallkov të cilit për katër muaj rrezikon ti vjetërsohet lënda në rastin "Titanic 2"...

Ish-shefi i DSK-së ,Sasho Mijallkov të cilit për katër muaj rrezikon ti vjetërsohet lënda në rastin "Titanic 2", është sjellur nga Struga në seancën gjyqësore. Lënda penale për të cilën ndiqet Mijallkov është "marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjorë" për pjesëmarrje në parregullsitë e zgjedhjeve lokale të vitit 2013.
Mbrojtja e Sasho Mijakov, para gjykatës njoftoi se klienti i tyre në këtë procedurë nuk do të japë deklaratë. I akuzuari Sasho Srcev, ish-anëtarë i KShZ-së, tha se gjithmonë ka votuar në bazë të fakteve dhe se në punën e tij nuk ka pasur hapësirë për ndikime politike. Tha se në zgjedhjet e vitit 2013 ka pasur më së paku 500 ankesa dhe afate të shkurta për t’u vendosur.
Ndërkohë i akuzuari Bedredin Ibraimi, tha se as ai nuk ka bërë keqpërdorime dhe se për të është ofendim shumë i madh që dikush të thotë se Menduh Thaçi, e ka urdhëruar se si të votojë. Afati i vjetërsimit të lëndës për Mijallkovin, nuk vazhdon edhe për të akuzuarit e tjerë. Afatet për vjetërsimin e lëndëve për të akuzuarit e tjerë janë më të gjata. Rastin "Titanik 2" e hapi Prokuroria speciale publike në shkurt të vitit 2016, ndërsa akuzë ngriti një vit më vonë. Rasti ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore lidhur me ankesa të partisë politike VMRO-DPMNE, gjatë zgjedhjeve lokale e në vitin 2013.
Ndryshe, kundër ish-drejtorit të DSK-së ka gjashtë lëndë të hapura. Dënimi i vetëm që po vuan është për rastin “Perandoria”, ku Mijlakov mori tre vjet burg, të cilat tani i vuan në burgun e Strugës.
FLORA BELULI KAMBERI
