Euro-ambasadori Gir: Integrimi evropian kërkon unitet politik

05.01.2023 17:29

Euro-ambasadori Dejvid Gir...

Euro-ambasadori Dejvid Gir porositi politikanët e vendit  që të vazhdojnë me reformat ku përfshihet sistemi i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i standardit të jetës.

Përfaqësuesi i BE-së rekomandon qeverinë që për arritjen e qëllimeve strategjike të bashkëpunojnë të gjitha partitë politike nën përmbushjen e kushteve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Konsideroj se mesazhi kryesor janë reformat, reformat kryesore që i nevojiten këtij vendi për të hyrë në BE, ndërsa ato reforma janë, para së gjithash, në interes të vetë qytetarëve. Ato përfshijnë një perimetër të gjerë të çështjeve që i prekin qytetarët nga sundimi i së drejtës, përmes luftës kundër korrupsionit, deri te ngritja e standardit të jetesës dhe ndërtimit të ekonomisë. Kjo është çështja që do ta udhëheqë qeveria, por duhet t’i bashkojë të gjithë nga i gjithë spektri politik dhe nga të gjitha pjesët e shoqërisë që së bashku të punojnë për të arritur qëllimin – një vend paqësor, demokratik dhe prosperues në BE.”, - deklaroi euro-ambasadori, Dejvid Gir.

Këto komente diplomati evropian i bëri në qytetin e Dellçevës,  ku në bashkëpunim me organizatën “Banka për ushqim” ndau pako ushqimore për 30 familje me kushte rënda financiare. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)