Sindikata e pavarur e policisë, gjendja e sigurisë në burgje alarmante

05.01.2023 18:31

Situata në aspektin e sigurisë....

Situata në aspektin e sigurisë në vend posaçërisht në burgje është alarmante. Sipas kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Delçev Todev këtë gjendje sindikata e pavarur e ka alarmuar që nga viti 2015, e ku për fat të keq disa ministra nuk janë në gjendje ta kuptojnë rëndësinë e çdo pjesëtari i cili mbanë uniformën e policisë dhe i cili për çdo ditë përballët me sfida të ndryshe.

Sipas Todev u potencua gjendja në burgje sepse pikërisht ishte rasti i fundit në burgun e Idrizovës në Shkup, ku gjatë përleshjes së dy grupeve në burg, fajtorë në fund dolën pjesëtarët e policisë.

“Siguria e të punësuarve në uniformë është në nivelin më të ulët që prej pavarësisë. Dy grupacione u përleshën mes vete në Idrizovë, e ku policët kishin ndërhyrë vetëm për t’i ndarë grupet me qëllim që mos të ketë pasoja më të rënda, por në fund doli që fajtor kryesor janë vet policët, sepse pjesëtarët e të dy grupeve i sulmuan policët. E për të qenë turpi edhe më i madh fajtor për këtë dolën të jenë vet policët.”, - deklaroi kryetari i sindikatës së pavarur të policisë, Goce Delçev Todev.

Ngjarja në burgun e Idrizovës ka ndodhur më datë 31 dhjetor, procedura sipas sindikatës ende nuk ka përfunduar dhe po shikohen të gjitha kamerat, por sipas Delçev Todev është e dhimbshme sepse mediat dhe disa drejtorë ende pa u zbardhur rasti, fajin e hedhin tek policët e burgut, ku 207 policë të burgjeve janë pjesë e sindikatit të pavarur.

Todev po ashtu apeloi ministrin e drejtësisë dhe drejtorit të burgut mos t’i involvojmë policët në këtë problem pa pasur fakte.

Sipas informatave deri tash drejtpërdrejtë akuzohen tre policë, por në mënyrë indirekte akuzohen edhe disa të tjerë.

Delçev Todev kërkoi që nëse dëshirojnë që kjo gjendje të përmirësohet, është e domosdoshme që të gjithë faktorët të ulen në një vend. (Fitim Kryeziu, TVM2)