Përmbytjet dëmtojnë “Urën e Plakës” në Çamëri

02.02.2015 12:40

Athina është mbuluar prej pluhurit afrikan, çka e ka bërë atmosferën me të vërtetë të padurueshme. Shikueshmëria është e kufizuar, Mbrojtja Civile paralajmëroi personat me probleme në frymëmarrje të qëndrojnë në shtëpitë e tyre...

Retë e pluhurit afrikan, që vijnë nga shkretëtira e Saharasë, kanë mbuluar pothuajse gjithë pjesën jugore të Greqisë, Kretën dhe ishujt e Egjeut.

Era e fortë me drejtim nga jugu, përveç sasisë së madhe të pluhurit, ka krijuar edhe mjaft probleme në lëvizjen e trageteve dhe anijeve në gjithë Egjeun.

Probleme janë vënë re edhe në fluturimet e avionëve në disa ishuj të Egjeut, ku janë anuluar disa fluturime.