Botë

Trazira në Meksikë pas arrestimit të djalit të El Chapos – tre të vdekur

06.01.2023 10:44

Tre anëtarë të forcave të sigurisë kanë vdekur në përplasjet në shtetin Sinaloa pas arrestimit të djalit të mbretit...

Tre anëtarë të forcave të sigurisë kanë vdekur në përplasjet në shtetin Sinaloa pas arrestimit të djalit të mbretit famëkeq meksikan të drogës “El Chapo”.

Ovidio Guzman-Lopez – vetë supozohet se ishte një udhëheqës i ish-kartelit të babait të tij – u kap në Culiacan dhe u transferua në Mexico City.

Me këtë rast, anëtarët e zemëruar të bandës ngritën blloqe rrugësh, iu vunë flakën automjeteve dhe sulmuan një aeroport lokal.

Dy aeroplanë u goditën me armë zjarri – njëri derisa përgatitej të ngrihej për fluturim.

Më shumë se 100 fluturime u anuluan në tre aeroporte të Sinaloas.

Guvernatori i shtetit tha më herët se 18 persona ishin pranuar në spital.

Guzman-Lopez, që njihet me nofkën “Miu” – akuzohet se ka udhëhequr një fraksion të kartelit famëkeq Sinaloa të babait të tij, tha Ministri i Mbrojtjes Luis Cresencio Sandoval. Është një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë.

Operacioni i mbikqyrjes gjashtëmujore për kapjen e Guzman-Lopez pati mbështetjen e zyrtarëve amerikanë, shtoi ministri i Mbrojtjes, Sandoval.

Videot në mediat sociale tregojnë autobusë që digjen që bllokojnë rrugët në Culiacan.

Trupi i një avioni të planifikuar për të fluturuar nga Culiacan në Mexico City u godit me armë zjarri të enjten në mëngjes ndërsa po përgatitej për ngritje, tha linja ajrore meksikane Aeromexico.