Maqedoni
Një person gjendet pa shenja jete në një vikend-shtëpi në Mavrovë
06.01.2023 12:32
Dje në Njësinë e Policisë së Mavrovës është
raportuar se në një vikend – shtëpi...

Dje në Njësinë e Policisë së Mavrovës është
raportuar se në një vikend – shtëpi në lagjen Hanet e Mavrovës, komuna Mavrovë dhe Rostushe është gjetur pa shenja jete S.N.(86) nga Leunova, me vendbanim në Shkup.
Ekipi i Ndihmës Mjekësore Emergjente ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.
