Shqipëri, lumenjtë dalin nga shtrati, qytetarët në rrezik
02.02.2015 12:42
Zona jugore dhe qendrore e Shqipërisë po përjeton një situatë të rënduar reshjesh dhe përmbytjesh...

Lumenjtë Osum, Gjanicë, Drinos, Vjosë, Shkumbin e Devoll, si dhe degëzimet e tyre kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje dhe çarje të tokës në zonat përreth.
Ushtria e Shqipërisë është në gatishmëri dhe ka ndërhyrë për evakuimin e banorëve në zonat e prekura, ndërkohë Ministra e Brendshme bën me dije se janë ngritur shtabet e emergjencave civile në çdo qark.
