Botë
Havai, shpërthen vullkani, lava vërshon me shpejtësi
06.01.2023 12:54
Vullkani Kilauea në Havai shpërtheu sërish të enjten, duke ofruar një pamje të frikshme...

Vullkani Kilauea në Havai shpërtheu sërish të enjten, duke ofruar një pamje të frikshme, por edhe spektakolare.
Nga pamjet e siguruara nga Parku Kombëtar i Vullkaneve të Havait, shihet lava që vërshon me shpejtësi duke bërë që autoritetet të rrisin nivelin e alarmit në maksimum. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se hiri dhe gazrat e lëshuar nga vullkani mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në shëndetin e njerëzve.
Vullkani Kilauea shpërthen vazhdimisht prej vitit 2021. Ai njihet si “fqinji” më i vogël dhe më aktiv i vullkanit Mauna Loa, që shpërtheu në nëntor të vitit të kaluar, për herë të parë që prej vitit 1984.
