Maqedoni
Xhaferi uron Krishtlindjen: Të reflektojmë shpresë për paqe dhe mirëqenie për të gjithë
06.01.2023 13:38
Kryeparlamentari Talat Xhaferi uron besimtarët ortodoksë me rastin e Krishtlindjes...

Kryeparlamentari Talat Xhaferi uron besimtarët ortodoksë me rastin e Krishtlindjes.
“Le t’ju udhëheqin mendime pozitive, le të jenë arsye për të bërë vepra të mira, bashkë, por edhe individualisht. Çdo gjest, sado i vogël dhe i parëndësishëm të jetë, është pikë në valën që na çon përpara ne dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vetëm bashkë jemi të fuqishëm, vetëm me dorën e shtruar jemi faktorë i rëndësishëm dhe shembull për rajonin. Të reflektojmë shpresë, që të kemi shpresë për paqe, përparim dhe mirëqenie për të gjithë në të ardhme.”, thuhet ndër të tjera në urimin e Xhaferit.
