Maqedoni

Pushteti për ndryshime kushtetuese, opozita për zgjedhje të parakohshme

06.01.2023 15:26

Pushteti dhe opozita sërish janë përplasur me qëndrimet e tyre rreth zhvillimeve politike në vend...

VMRO-DPMNE ka akuzuar LSDM-në se ka frikë dhe po ik nga zgjedhjet. Kjo e fundit thotë se deklarimet e tilla janë gënjeshtra dëshpëruese. Sipas tyre ajo që frikohet nga përkrahja për një të ardhme evropiane dhe për politikat e LSDM-së, është pikërisht VMRO DPMNE. 
 
“Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk e fshehin se janë pengje të Apasiev dhe kundërshtarë të rrugës evropiane të shtetit. LSDM me Dimitar Kovaçevskin dhe Mile Zeçeviq mposhtën VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin në zgjedhjet lokale në Mavrovë dhe Rostushe dhe Qendër Zhupë ndërsa Mickoski me ditë të tëra nuk u shfaq që ta pranojë humbjen. Përderisa LSDM po arrin sukses, rrit pagat dhe pensionet, hap rrugën për anëtarësim të plotë në BE, VMRO-DPMNE tregon paaftësinë e plotë dhe shpërdorim përmes kryetarëve të saj në komuna.”. 
 
Nga VMRO-DPMNE thonë se Kovaçevski dhe Zeçeviq, ikin nga zgjedhjet pasi mbrojnë krimin dhe tenderët, teksa nuk demantojnë se deputetët po u kërkojnë zgjedhje.
 
“Kovaçevski dhe Zeçeviq po ikin nga zgjedhjet, duke mbrojtur tenderët dhe shifrat  e fitimit, gjithnjë e më shumë deputetë nga LSD janë të vetëdijshëm se zgjedhjet janë zgjidhja. Kovaçevski dhe Zeçeviq e dinë se në LSD më shumë për zgjedhje, sepse nuk shohin rrugëdalje në politikat e tyre që e kanë sjellë Maqedoninë në qorrsokak. LSD nuk e mohoi se deputetët e saj po kërkojnë zgjedhje, sepse nuk ka asgjë për të mohuar, gjithçka është e vërtetë. Kovaçevski dhe Zeçeviqi janë të vetmuar, po e mbrojnë karrierën e tyre, sepse e dinë se populli nuk do t'i zgjedhë në zgjedhje, dhe pastaj do të duhet të përgjigjen.”, thonë nga VMRO-DPMNE.
 
NAIM RAMADANI