Maqedoni

Gjyqësori, besimi i qytetarëve vitin 2022 dyfish më i ulët

06.01.2023 15:44

Viti 2022, ishte vit jo i suksesshëm për gjyqësorin e Maqedonisë së veriut...

Viti 2022, ishte vit jo i suksesshëm për gjyqësorin e Maqedonisë së veriut, ku besimi i qytetarëve në këto institucione është dyfish më i ulët krahasuar me vitin paraprak. Arritjet e tilla nuk paraqitën kënaqësi as për Ministrinë e drejtësisë.
 
Kritika të shumta në opinion, por edhe nga zyrtarë të lartë shtetëror për ngecjet në procedurat gjyqësore me interes të lart për opinionin që rrezikojnë vjetërsimin e veprave penale dhe lirimin e të akuzuarve. Nuk munguan kritikat e ambasadorëve për zgjedhjen e prokurorit publik për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. 
 
Kryetarja e Këshillit gjyqësor dha dorëheqje me akuzën se kundër saj po bëhet ndjekje nga biznes elita gjyqësore. Në pozitën e saj erdhi bashkëpunëtor profesional e cila u zotua për transparencë, llogaridhënie dhe luftë kundër gjykatësve të korruptuar. Përplasje mes njeriut të parë të Policisë financiare dhe Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, që rezultoi me dorëheqje, pezullime dhe padi penale.
 
Gjykatat dhe prokuroritë ballafaqohen me deficit të kuadrit. Vitin 2022 e lamë me mungesë të 217 gjykatësve dhe një numër të konsideruar të prokurorëve. Komisioni për parandalimin e korrupsionit në vazhdimësi ka inicuar procedura korruptive në prokurori, teksa ankoheshin për mosveprim nga ana e prokurorisë. 
 
Organet kompetente nuk humbin shpresat, theksojnë se llogaridhënie më të madhe dhe transparencë të gjykatave do të sigurohet me digjitalizimin. Në vend nga gjithsej 186 gjykimore në 34 gjykata për 1 vit në tërësi janë digjitalizuar 5 gjykata. Dy gjykatat themelore në Shkup, Shtip, Strumicë dhe Kavadar me mbështetje të misonit të OSBE-së. 
 
"Në bazë të dinamikës së digjitalizimit në gjykata, 90 milion denarë janë shpenzuar për sigurimin e serverëve të ri për të gjitha 34 gjykatat dhe Këshillin Gjyqësor. Ndërsa me 20 milion denarë është bërë furnizim publik grupor të kompjuterëve, printerëve, skenerëve për të gjitha 34 gjykatat dhe Këshillin gjyqësor.", theksojnë nga Ministria e Drejtësisë.  
 
Ndërkohë në Bruksel vazhdon faza e dytë e procesit të skriningut ,rrjedhimisht faza bilaterale ku vendi Komisioni evropian bëjnë ekzaminimin e fushave ku duhet përmbushur legjislacioni i shtetit me ato evropian.
 
Nëse në muajin nëntor RMV arrin të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare me BE-në e më pas që nënkupton hapjen e kapitujve me këtë institucion atëherë faza e parë e hapjes së kapitujve përshinë kapitujt 23 dhe 24 ku bien në klasterin e parë, të drejtat themelore të njeriut dhe BE-së. (Florije Beluli - Kamberi, TVM2)