Botë

Dhoma e përfaqësuesve ende pa kryetar, McCarthy nuk mori votat as në raundin e katërt

06.01.2023 16:02

Udhëheqësi i shumicës republikane të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy...

Udhëheqësi i shumicës republikane të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, ka dështuar sërish që të zgjidhet në krye të këtij institucioni. Një grup i krahut të djathtë në partinë e tij nuk mundësoi as në përpjekjen e 11-të në ditën e  tretë të votimit që McCarthy të zgjidhej kryetar, Dhoma e Përfaqësuesve shtyu votimin për zgjedhjen e kryetarit për të premten.
 
Një grup prej 20 ligjvënësish republikanë, të linjës së ashpër, po refuzojnë t’i japin mbështetje. Atij i duhen 218 vota për t’u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. I pyetur se kur pret të përfundojë kaosi në kampi republikan, McCarthy u përgjigj: Do të mbarojë kur të mbarojë” e refuzoi të japë afate kohore.
 
“Jo, jo, nuk po vendos asnjë afat kohor. Thjesht mendoj se kemi njëfarë progresi. Kemi anëtarë që flasin. Mendoj se kemi pak lëvizje, kështu që do të shohim.”,- deklaroi udhëheqësi republikan i  Dhomës së Përfaqësuesve – Shba Kevin Mccarthy.
 
McCarthy ka ofruar një sërë koncesionesh për ligjvënësit që po kundërshtojnë zgjedhjen e tij, përfshirë edhe një ulëse në një komitet me ndikim, ku vendoset se cili legjislacion do të debatohet në Dhomë. Asnjë kandidat për kryetar të Dhomës nuk ka dështuar që të zgjidhet që në rundin e parë që nga viti 1860, kur ligjvënësit kishin votuar në 44 runde për të zgjedhur kryetarin. 
 
LEUNORA KALIQI