Ajri i ndotur, LSDM: Seancë urgjente në qytetin e Shkupit

06.01.2023 16:44

LSDM kërkon nga qyteti i Shkupit....

LSDM kërkon nga qyteti i Shkupit të thërret seancë të jashtëzakonshme për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur në kryeqytet.

Këshilltarët e LSDM-së në seancë do të prezantojnë masa konkrete kundër ndotjes, në mungesë siç thonë të veprimit të koalicionit VMRO - Arsovska.

“Urgjentisht të rritet numri i autobusëve, të ketë transport falas për të gjithë qytetarët në Shkup, të shtohen financat kundër ndotjes, të financohen shkollat për ngrohje me energjenca ekologjike, të përpilohet plan për pastrimin e të gjitha deponive në Shkup, të rrugëve dhe hapësirave publike si dhe veprim i pakushtëzuar dhe intensiv i inspektorëve. LSDM dyshon se inspektorët nuk mund të veprojnë pa dhënien e pëlqimit gojor nga sekretari i qytetit të Shkupit. Nëse është kështu, atëherë kjo praktikë duhet të ndërpritet.”, - u shpreh kordinatorja e këshilltarëve të LSDM-së, Lubica Jançeva.

VMRO – DPMNE: Masat t’i dakordojnë Kovaçevski dhe Arsovska

Nga VMRO – DPMNE, konsiderojnë se nuk ka nevojë për seancë të jashtëzakonshme, pasi sipas tyre masat për ajër më të pastër mund të dakordohen në takimet e fshehta midis Kovaçevskit dhe Arsovskës.

“Kovaçevski dhe Arsovska në takimet sekrete, krahas tenderëve, le të dakordojnë masa për ajër më të pastër. Të gjitha masat që ka Jançeva ose ndonjë këshilltarë i LSD-së, mund t’ia japë Kovaçevskit, i cili është në koalicion të fshehtë me Arsovskën. Madje edhe në LSD deri më tani do të duhej të kuptonin se koalicioni i tyre ekziston dhe fryt i së njëjtës është drejtori i NQP-së, kuadër i LSD-së. Nëpërmjet veprimit efikas të kësaj ndërmarrjeje mund të ndërpritet ndotja.”, thuhet në reagimin e VMRO – DPMNE-së.

Nga partia e Mickoskit akuzojnë qeverinë se për shtatë vite ka shpenzuar 20 miliard euro, prej të cilave asnjë euro për ajër të pastër. (Meral Ismaili, TVM2)