Një rival më pak për Sep Blatter në garën presidenciale të FIFA-s
Francezi Jerome Champagne, i cili ishte i pari që e shpalli kandidaturën për president të institucionit më të lartë të futbollit në botë, është tërhequr përfundimisht nga gara, pasi nuk ka mundur të sigurojë mbështetjen e të paktën 5 anëtarëve të FIFA-s, për t’u zyrtarizuar si kandidat...

56-vjecari, në një deklaratë për mediat, u shpreh se ishte përkrahur nga vetëm tre federata.
“Me keqardhje po ju njoftoj se nuk kam mundur të paraqes mbështetjen nga 5 anëtarë të FIFA-s, për t’u regjistruar si kandidat për president”, ka bërë të ditur Champange.
Champagne, i cili ka mbajtur më parë edhe postin e anëtarit të komitetit ekzekutiv të FIFA-s, shigjeton këtë institucion se ka ndërmarrë një fushatë të egër për të mos lejuar regjistrimin e tij si kandidat.
Luis Figo, David Ginola, Michael van Praag dhe princi Ali i Jordanisë, i cili mbështetet edhe nga Federata e Futbollit në Angli, janë vetëshpallur kandidatë për të rrezuar Sep Blatter, i cili në moshën 78-vjecare synon madatin e 5-te në këtë detyrë që nga viti 1998.
