Maqedoni
Parashikimi i motit
07.01.2023 11:39
Kjo fundjavë në vendin tonë do të nisë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme....

Moti si për ditën e shtunë ashtu dhe ditën e diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes. Gjithashtu në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe shikim të reduktuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6°C deri në 2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 10°C deri në 16°C.
Në Shkup dhe rrethinë paradite me paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla. Temperatura minimale do të ulet në -3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 12°C.
