Botë

Australia shpall gjendje emergjence për shkak të vërshimeve

07.01.2023 14:08

Në Australinë Perëndimore është shpallur gjendje emergjence për shkak të përmbytjeve....

Në Australinë Perëndimore është shpallur gjendje emergjence për shkak të përmbytjeve.
 
Cikloni tropikal Eli solli shi të dendur në pjesën perëndimore të kontinentit. Më e goditura ishte Fitzroy Crossing, një qytet me 1300 banorë, ku ushqimi shpërndahej me helikopter për shkak të rritjes së ujit. Kryeministri australian Anthony Albanese tha dje se qeveria e tij është e gatshme të ofrojë ndihmë për banorët e shtetit të Australisë Perëndimore të prekur nga përmbytjet rekord.  
 
"Këto përmbytje kanë një efekt shkatërrues në shumë nga komunitetet që jetojnë këtu dhe do të jetë e vështirë për t'u përballuar dhe nuk ka burime të mjaftueshme. Qeveria ime është në dispozicion, e gatshme për të ofruar çdo ndihmë.", tha Albanes. 
 
Sipas informacioneve të Departamentit të Shtetit të Australisë Perëndimore, Forca Kombëtare e Mbrojtjes po ndihmon banorët e prekur nga përmbytjet dhe po përdor helikopterë për t'i evakuuar ata. Gjendja e jashtëzakonshme në pjesën veriperëndimore të vendit pasoi përmbytjet e shpeshta në pjesën lindore të Australisë në dy vitet e fundit.