Maqedoni
Krishtlindja Ortodokse, mesazhe paqeje dhe uniteti
07.01.2023 14:59
Besimtarët ortodoksë në Maqedoni festojnë Krishtlindjen....

Besimtarët ortodoksë në Maqedoni festojnë Krishtlindjen. Në të gjitha tempujt kishtarë të Kishës Ortodokse të Maqedonisë u mbajtën liturgji për Krishtlindje. Shënimi qendror u mbajt në Kishën kryesore Shën Klimenti i Ohrit në Shkup, ku qytetarët ndezën qirinjët për paqë, mirqenie dhe prosperitet. Ata thonë se tradita do të vazhdojë, tryeza e Krishtëlindjes është përgaditur me ushqime tradicionale.
“Dreka është e përgaditur festojmë familjarisht, fëmijët do të na vinë.”, tha një qytetar.
“Urime festat, po ndjehem shum mirë, ka atmosferë festive.”, u shpreh një qytetar.
“Gjithkund festohet si edhe te ne, por duhet të kemi bashkim vllazërim të duhemi dhe Zoti të na jep shëndet.”, tha një qytetar.
“Të ketë shëndet, lumturi dashuri këtë vit të ketë sa më pak sëmundje.”, u shpreh një qytetar.
Shënimi qendror u mbajt në Kishën kryesore Shën Klimenti i Ohrit. Kisha maqedonase i ka rujatur dhe do ti ruajë të gjitha gëzimet vuajtjet, aspiratat e popullit maqedonas duke potencuar se përfundimisht u rregullua padrejtësia që iu bë asaj me mospranimin e saj.
“Zoti nuk lejoi që Kisha Shën Klimenti i Ohrit të jetë e nënçmuar dhe e kontestuar, por i dëgjoi lutjet e gjeneratave që duan kishën. Pas 55 vitesh, verën e kaluar Zoti i plotmëshirshëm e pa kishën tonë të vuajtur dhe epërmirësoi gabimin që zgjati dy shekuj e gjysmë ndaj saj.”, tha Stavrofor Sashko Nikollovski, prift.
Festa e Krishtlindjes është gjeneza e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.
FLUTURA LATIFI
