Van Gaal: Januzaj ka shumë talent
02.02.2015 13:20
Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal, ka lavdëruar kosovarin Adnan Januzaj pas paraqitjes kundër Leicesterit...

Holandezi deklaroi se Adnani e tregoi vetën në stërvitje për ta fituar një vend në përbërjen e parë të skuadrës së tij. “Ai ka shumë talent, por ai duhet ta tregojë atë si në ndeshje ashtu edhe në stërvitje. Unë nuk e bëj formacionin, e bëjnë vetë lojtarët”, u shpreh Van Gaal.
“Unë duhet ta krahasoj Januzajn me Juan Matan dhe tani e zgjodha Januzajn. Konkurrenca është e madhe dhe sigurisht se është më problem për t’u kontrolluar nga lojtarët”, shtoi tutje holandezi.
